Shkup, 23 janar -Eshtë anuluar seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut. Gjykata Themelore në Kumanovë njoftoi palët se mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës për arsye shëndetësore, pamundëson zhvillim e seancës. Paralajmërimet për rikualifikimin e lëndës e kundërshtuan edhe familjarët e Almirit. Ata kërkojnë dënim maksimal për të dyshuarin Boban Iliç.
“Do t’i kisha pyetur prokurorët se si do të kishin vepruar nëse ky rast do t’i kishte ndodhur fëmijëve të tyre. Ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, pra veç drejtësi. Nëse bëhet ajo, nuk di, nuk kam koment”, u shpreh Sedat Aliu, prind i Almir Aliut, njofton Alsat-M.
Javën e kaluar, çështja e Almir Aliut u diskutua në kolegjin e Prokurorisë Republikane, sa kaq prokurorët u ndanë në baza etnike, ata shqiptarë të cilët ishin kundër rikualifikimit dhe ata maqedonas të cilët kërkonin që vepra të kategorizohet si “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.