Kumanovë, 16 mars – Përveç skandalit me rikualifikimin e lëndës nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekje”, absurd tjetër në lëndën e Almir Aliut është edhe vendimi i prokurores Suzana Kusigerska që, babai i Almirit, Sedati bashkë me dy familjërat – Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, në seancë paraqitet edhe si palë e dëmtuar, por edhe si palë e gjykuar, shkruan gazeta KOHA. Njohësit e drejtësisë theksojnë se është absurd në vete që, në të njëjtat seanca gjyqësore, një person ose më shumë persona të paraqiten edhe të dëmtuar, edhe të gjykuar. Për këtë arsye, prokurorja e rastit dhe vet Trupi gjykues duhet të ndajë lëndët, konkretisht të vendoset se cili rast ka prioritet dhe cili është futur fillimisht në procedurë. (koha.mk)