Në një profil të vetin në Facebook, shtetasi francez Mamadou Niang, ka shprehur revoltën e tij për moskujdesjen ndaj një familje shqiptare, nga ana e autoriteteve franceze.
Në postimin e tij shihet një familje shqiptare me dy fëmijë, duke kaluar natën nën qiellin e hapur, në një park të qytetit, në lagjen Meriadeck, të qytetit Bordeaux.
I tmerruar nga kjo pamje, sipas mundësive të veta, ai iu ka ofruar batanije, por me keqardhje të madhe që nuk mund tu ndihmojë më tepër, trasnmeton Albinfo.ch.
Me këtë rast, ai iu ka bërë thirrje banorëve të tjerë të qytetit që t`i dalin në ndihmë kësaj familje.