Familja që jeton në ajër (FOTO)

Ata kanë zbritur në më shumë se 160 aeroporte të ndryshme. Porters synojnë të mbledhin 1 milion dollarë për Fshatrat e Fëmijëve SOS, një organizatë bamirëse ndërkombëtare e fokusuar në mbështetjen e fëmijëve në mbi 130 vend,e pa kujdes prindëror dhe familjeve në rrezik, gjatë udhëtimit

 

Të shpenzosh mbi një vit duke fluturuar nëpër botë me familjen tënde, në një avion të vogël, me një motor është diçka që shumica e njerëzve as nuk mund ta imagjinojnë, jo më ta bëjnë. Për familjen Porter, nga Kanadaja është realitet. Ian Porter, i cili ka qenë pilot privat për rreth katër dekada, gruaja e tij Michelle, vajzat Samantha, 21 dhe Sydney, 18, të cilët gjithashtu janë pilotë të kualifikuar dhe djali Christopher, 15 vjeç, u nisën nga Vankuveri më 15 qershor 2022. dhe që atëherë kanë qenë duke udhëtuar çdo ditë.

Familja ka vizituar tashmë rreth 20 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Bolivinë, Paraguajin, Argjentinën, Panamanë, Kosta Rikën dhe Hondurasin. Sipas Ianit, fluturimi me një aeroplan me një motor nëpër botë është një ëndërr që ndoshta është diku në mendjen e të gjithë pilotëve, por ai filloi ta shikonte këtë perspektivë më seriozisht disa vite më parë. Ishte momenti kur gruaja po bënte një pushim nga puna, vajzat një pushim nga shkolla.

Advertisements

Djali mëson nga ajri. Pasi të gjithë ishin “në bord” me idenë, atij iu la detyra e ndërlikuar për të gjetur një avion të përshtatshëm me një motor për ekspeditën. ‘Gjetja e një aeroplani që do të merrte pesë persona, pajisje për mbijetesë dhe një sasi të arsyeshme bagazhesh nuk ishte domosdoshmërisht gjëja më e lehtë,’ pranon ai.

Porterët më pas blenë avionin, të cilin e kanë quajtur Moose, për 500.000 dollarë dhe pjesa tjetër është histori. Ian e përshkruan aeroplanin e tyre të shërbimeve me një motor, i cili mund të transportojë deri në tetë persona dhe është i aftë të fluturojë me 220 kilometra në orë, deri në pesë orë, si një ‘automjet i dobishëm sportiv për qiellin’.

“E vetmja gjë që nuk bën është të ecë shumë shpejt”, thotë ai. Ndërsa Ian vepron si pilot kryesor, Samantha dhe Sydney janë bashkë-pilotët e tij, gruaja Michelle është përgjegjëse për dokumentet shëndetësore dhe vizat, si dhe ‘nevojat e përditshme’ dhe Christopher kujdeset për pajisjet e tyre të kamerës, kur ai nuk studion nga distanca. ‘Miqtë e mi mendojnë se ne jemi pak të çmendur, për shkak të asaj që po bëjmë, por padyshim që ia vlen,’ thotë Samantha, e cila u kualifikua për të qenë pilote në vitin 2021.  “Padyshim që ka grindje të vogla familjare. Por kjo ndodh edhe kur jeni në shtëpi dhe asgjë nuk po ndodh vërtet kaq intensive”.

Ata kanë zbritur në më shumë se 160 aeroporte të ndryshme. Porters synojnë të mbledhin 1 milion dollarë për Fshatrat e Fëmijëve SOS, një organizatë bamirëse ndërkombëtare e fokusuar në mbështetjen e fëmijëve në mbi 130 vend,e pa kujdes prindëror dhe familjeve në rrezik gjatë udhëtimit. ‘Përveç se ishte një aventurë e madhe familjare, ne donim ta bënim të vlefshëm për diçka,’ shpjegon Ian. “Ta shikosh jetën nga qielli është një përvojë vërtet unike dhe një këndvështrim ndryshe”, thotë Michelle Porter.