Një çift i zhdukur, së bashku me dy vajzat e vogla u gjetën të gjallë pas tre ditësh që qëndronin në xhungël. Ata u sulmuan nga piratët amazonianë dhe në përpjekje për të shpëtuar u hodhën nga anija dhe u fshehën në xhungël ku u ushqyen me insekte dhe frutat. Policia e Brazilit njoftoi se personat që vidhnin anijet mbajtën peng ekuipazhin dhe pasagjerët. Pas disa orësh kërkime, familja Harteau nuk gjendej askund. Adam dhe Emily Harteau me vajzat e tyre, 3 dhe 7 vjeçe ia mbathën me një makinë, por u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë dërguar menjëherë në spital pranë zonës për të bërë një kontroll të përgjithshëm.