Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, e zhdukur qe gjashtë ditë

Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila është zhdukur qe një javë, ende nuk është gjetur.

Familja e saj po kërkon ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin diku t’i lajmërojnë. Vajza e saj Anita Ferati në një postim në llogarinë e saj në facebook ka kërkuar që ata të cilët e shohin ta lajmërojnë në numrin 044 22 66 78.

“Ju lutem të gjithëve që të bëni përseri share. Nëna ime ende nuk është gjetur, ju lus me gjithë shpirt nëse e shihni lajmëroni numrin tim 044 22 66 78 . Mos u largoni prej saj, rrini afër pa frikë. Ju lus si një fëmijë që ka nevojë për nanen e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.(koha.mk)