Familja i jep fund kërkimit 25-vjeçar për eshtrat e Remzi Hoxhës

153

Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, familja ka ftuar mediet në një konferencë që do të mbahet të mërkurën e 21 tetorit në Prishtinë.

Përmes kësaj konference, familja pritet të bëj të ditur se i ka dhënë fund kërkimeve 25-vjeçare për eshtrat e anëtarit të familjes Remzi Hoxhës.

“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë”, tha djali i Remziut, Ardian Hoxha.

Ai paralajmëroi se vitin që vjen, më 21 tetor 2021, do bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës por që detajet do t’i japin në konferencën e së mërkurës. Remzi Hoxha u rrëmbye 25 vite më parë nga agjentë sekretë të shtetit shqiptar dhe cilësohet si një prej ngjarjeve më të mistershme të dekadave të fundit në Shqipëri.