Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prins, ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, që të mos përdorë më muzikën e këngëtarit në tubimet e tij, siç ka ndodhur në disa raste.
“Trashëgimtarët e Prins nuk kanë dhënë leje që presidenti Tramp ose Shtëpia e Bardhë të përdorë këngët e tij dhe i kërkoi që menjëherë të ndalojë çdo përdorim”, shkruan në Tuiter, Omar Bejker, gjysmëvëllai i Prins, Roxher Nelson, transmeton Ksp.
Ekipi i presidentit amerikan, sipas mediave amerikane, në disa raste ka lëshuar në mënyrë të përsëritur hitin e madh të këngëtarit – “Purpllë Rein”.
Prins është një tjetër në një listën e gjatë të artistëve, trashëgimtarët e të cilëve, ose vetë, i kërkuan Trampit që të mos e përdorte muzikën e tyre në tubimet e veta.
Pjesa më e madhe e kësaj është kërkuar gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. “Rolling Stouns”, “Adel”, “Nil Jang”, “R.E.M.”, “Aerosmit” dhe “Kvin”, si dhe trashëgimtarët e Xhorxh Harison, dënuan përdorimin e veprave të tyre në tubimet e republikanëve.
Familja e të ndjerit Luçiano Pavaroti, njëri nga tenorët më të mëdhenj modern, kritikoi përdorimin e incizimit “Nesun Dorma”, aria e famshme nga Turandota e Puçinit.
Zyrtarët amerikanë mund të marrin licenca për të drejtën e autorit nga kompanitë nëse këtë e lejojnë shprehimisht këngëtarët.
Mik Jager, këngëtari i grupit Rolling Stouns, tha se pavarësisht nga kërkesat e tij, organizatorët e Tramp “lëshuan atë që deshën”.