Në opinion dhe në institucione u shfaq dilema në lidhje me numrin e personave të vdekur, pasi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në konferencën për shtyp u shpreh se numri i përgjithshëm i personave të vdekur është 15, transmeton koha.mk.
Mosmarrëveshja ka ndodhur në komunikimin mes institucioneve, për shkak se njëra prej viktimave, Besim Kamberi para tre javëve kishte ndërruar mbiemrin në Fetai dhe për atë arsye ai ishte regjistruar në sistem dy herë, pas çka në opinion u krijua përshtypja se janë dy persona të ndryshëm, ndërsa bëhet fjalë për njeriun e njëjtë. Këtë informatë për Televizionin 24 e kanë konfirmuar familja e viktimës.