Ditë më parë ekipi anglez, Sheffoeld United ndërroi pronar, duke kaluar në pronësi të Princit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Mosaad, që fitoi gjyqin ndaj ish-pronarin McCabe, pasi marrëveshja e tyre për partneritet në biznes u prish.
Pas kësaj ngjarjeje, pronari i ri i klubit të Premier League tha se është i gatshëm të negociojë me familjen Bin Laden, teksa zërat e fundit thonë se një anëtar i familjes se famshme irakiane ka kërkuan të investoje tek klubi anglez.
“Çdo familje mund të këtë një person të keq, por ata janë një familje shumë e respektuar. Nuk kemi bërë biznes me ata në të shkuarën po do të isha i lumtur për të bërë tani. Kur shoh që familjen Bin Laden e gjykojnë si një emër të ndyrë, unë ofendohem me të vërtetë”, tha pronari i Sheffield.
Familja në fjalë u bë e njohur nga Osama Bin Laden, i cili ishte kreu i grupit terrorist al-Qaida dhe realizoi një sërë sulmesh ndaj shtetit amerikan.