Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është goxha aktiv në rrjete sociale i cili publikon imazhe të llojllojshme. Së fundmi, ai ka ndarë një imazh në profilin e tij, Instagram teksa uron të atin për ditëlindje. “62 babushi”, ka shkruar ai. Siç duket Loriku është kopje e të atit, të cilët duken tejet të ngjashëm…
Ish-futbollisti po shijon jetën familjare, ai është i martuar me Monikën dhe janë prindër të një djali, të quajtur, Boiken. Cana është zhvendosur në Itali aty ku po ndërton jetën me bashkëshorten dhe djalin.