Uashington, 20 dhjetor – CNN kumtoi se i tërheqë dy çmime, të cilat në vitin 2014 ia ka ndarë një gazetari gjerman, për të cilin u kuptua se i ka falsifikuar shkrimet e veta.
Televizioni amerikan kumtoi se komisioni i pavarur, i cili para katër viteve gazetarit Klas Relotius ia ka ndarë çmimet “Gazetar i vitit” dhe “Gazetar i vitit nga mediumet e shtypura”, unanimisht vendosi t’ia marrë pasi që u zbulua joetika e tij profesioniste.
Revista gjermane “Shpigel”, ku punonte Relotius, kumtoi se ai ka falsifikuar intervista dhe fakte në pothuajse 14 shkrime të tij gjatë disa viteve.