Si shumë shqiptarë, edhe babai i Blerim Xhemailit, së pari kishte emigruar i vetëm, ndërsa familjen e kishte marrë më vonë në Zvicër. Në një intervistë për televizionin zviceran SRF, është emocionuar deri në atë pikë sa i kanë rrjedhur edhe lotët kur e rikujton të kaluarën. “Janë emocione të mëdha. Babai im e la familjen në Maqedoni, për të na siguruar një jetë më të mirë. Për gjithçka që kemi arritur unë dhe vëllai im, duhet ti falënderohemi babait tonë. Por, ishte shumë, shumë e vështirë të rritesh pa baba“, është shprehur Xhemaili. Por çfarë ishin gjëra më të rëndësishme që i ka mësuar atij jeta? “Për disa gjëra, njeriu e vëren tek më vonë se kanë qenë shumë të rëndësishme. Kështu për shembull, në fëmijëri dëshiroja të mos humbisja asnjë lojë. Kjo ishte shumë me rëndësi për Personalitetin tim më vonë”, shpjegoi futbollisti nga Tetova.