Arkeologët që po i vlerësonin dëmet e shkaktuara nga militantët e ISIS-it ndaj varrit të profetit Jonah kanë bërë një zbulim të befasishëm. Ekspertët e kishin gjetur më parë një pallat të paprekur që daton nga viti 600 para lindjes së Krishtit e që ishte i fshehur nën rrënojat e varrit të profetit Jonah, shkruan Daily Mail. Arkeologët i thanë Telegrafit se ISIS kishte gërmuar tunele thellë brenda vendit të shenjtë dhe kishin dalur pallatin e vjetër. “Ne frikësohemi se ky pallat do të bie në kolaps në çdo kohë”, tha arkeologia Layla Salih, e cila është përgjegjëse për antikitetet e provincës Nineveh ku ky vend i shenjtë qëndron. Një thashetheme kishte qarkulluar edhe më parë se ky varr i këtij profeti ndante vendin e njëjtë me një pallat antik.