Galatasary është më afër se kurrë më parë për transferimin e Radamel Falacos nga Monaco. Skuadra turke është duke u munduar qysh nga fillimi i kësaj vere ta transferojë sulmuesin kolumbian që po ashtu e dëshiron largimin nga klubi i Ligue 1. Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Falcao e ka refuzuar kontratën e Monacos, pasi insiston të largohet në këtë afat.
Lojtari 33-vjeçar po kërkohet me ngulm nga gjiganti turk, derisa marrëveshja thuhet se është arritur, gjera pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes. Galatasaray besohet se është pajtuar me gjitha kushtet e kërkuar nga Falcao për ta realizuar transferimin.