Është gjithçka për t’u vendosur sa i takon të ardhmes së sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao. 33-vjeçari, i cili pëlqehet edhe nga Interi, sipas medieve franceze ka përfunduar në radarët e turqve te Galatasaray-t.
Drejtuesit e klubit me qendër në Stamboll kanë shfaqur interes për kartonin e sulmuesit, kontrata e të cilit me klubin nga Principata skadon në vitin 2020.
Gjithsesi, Interi dhe Galatasaray nuk janë të vetmet alternativa për të ardhmen e futbollistit, pasi një mundësi është edhe kalimi në Amerikë, te skuadra e Beckham, Inter Miami.