Radamel Falcao dhe Paulo Dybala janë dy rivalët e parë të Leo Messit në garën për “Këpucën e Artë 2018”. Kolumbiani ka 11 gola me Monacon në 7 javë kampionati. Ai përfiton koeficient të ndryshëm, sepse “Ligue 1” sigurisht nuk është në mesin e top 5 ligave europiane, ndaj çdo gol duhet shumëzuar me 1.5 dhe jo 2, si tani. Pas 22 pikëve të tij është Paulo Dybala, nga Argjentina, me 20 pikë (10 gola në 6 javë të Seria A me Juve). Messi ka 18 pikë, në sajë të 9 golave të tij të realizuar në 6 javë të La Liga-s. Lojtari i Barcelonës është “Këpuca e Artë” e tanishme, një trofe që do të dorëzohet së shpejti dhe ai e ka pushtuar në katër raste: 2009-2010, 2011-2012, 2012-2013 dhe 2016-2017.
Renditja, “Këpuca e Artë”, 2017-2018
1. Albert Prosa (FCI Tallinn): 25 gola / 25 pikë
2. Radamel Falcao (Mónaco): 11 gola / 22 pikë
3. Rauno Sappinen (Flora): 22 gola / 22 pikë
4. Paulo Dybala (Juventus): 10 gola / 20 pikë
5. Sean Maguire (Cork City): 20 gola / 20 pikë
6. Leo Messi (FC Barcelona): 9 gola / 18 pikë