Shkup, 6 dhjetor – Fakulteti Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” sot me Akademi solemne do ta shënojë 8 Dhjetorin, festën e iluministit dhe mësuesit Shën Klimenti i Ohrit, si dhe jubileun – 70 vjet nga themelimi.
Në suaza të solemnitetit janë paraparë fjalime rasti, performanca muzikore, mirënjohje për studentët më të mirë dhe për krijimet më të mira në literaturë.
Do të promovohet edhe monografia “70 vjet edukim, arsim, shkencë” nga prof. dr. Mito Spasevski.
Me rastin e jubileut, Fakulteti Pedagogjik nesër organizon lexim poetik, ndërsa pasnesër edhe ekspozitë artistike në Çifte Hamam.