Ushqyerja me qumësht gjiri në muajt e parë të jetës është jetike për të prosalindurin pasi ul rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet gastroenterologjike dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, nga diabetet e tipit 1 dhe 2. Ndikon gjithashtu edhe në krijimin e një lidhjeje të fuqishme nënë-fëmijë.
– Madhësia e gjoksit nuk ka lidhje me sasinë e qumështit. Ajo varet nga hormonet si edhe sekretimi i gjëndrave të qumështit.
– Gjinjtë nuk kanë përmasa të njëjta. Në më të shumtën e rasteve një prej tyre është më i madh pasi fëmija ka të preferuarin e tij që e thith më shumë. Në disa raste nëna mund të ushqejë vetëm me njërin gji.
– 51% e grave e ndërpresin gjidhënien në muajin e 4 dhe 14% në muajin e 6.
– Gjinjtë mund të rrjedhin nëse mendoni për fëmijën apo nëse e dëgjoni atë duke qarë.
– Qumështi i nënës lufton infeksionet, disa pika prej tij mund të qetësojnë skuqjen e lëkurës në zonën e bebelinës, trajtojnë aknet si edhe të qetësojnë infeksionet e syve dhe veshëve të fëmijës.
– Nëna që ushqen me gji mund të ndihet shpesh e përgjumur. Kjo ndodh pasi gjatë laktacionit çlirohet oksitocinë e cila shkakton ndjenja relaksi.
– Të porsalindurit mund të pijnë 5-40 minuta gji, shkruan portali pernenat.al.
– Qumështi i gjirit ngjan me qumështin e lopës por është më i ushqyeshëm, i ëmbël dhe ka shije gati si vanilje. Në fund të ushqyerjes (qumështi i fundit) është më i trashë, kremoz dhe ngjan si qumësht i kondesuar.
– Për të nxjerrë sa më shumë qumësht me pompë, për të ngrirë dhe mbajtur rezerve, është mire ta nxirrni atë një orë pasi fëmija ka pirë vaktin e mëngjesit.
– Nëse nuk jeni duke e nxjerrë dot qumështin me pompë (nuk del mjaftueshëm) mund të merrni frymë thellë gjatë procesit ose të mendoni për fëmijën.
– Studimet tregojnë se djemtë pinë më shumë qumësht gjatë ditës krahasuar me vajzat.
– Për çdo vit që nëna ushqen me gji, rreziku për të zhvilluar kancer gjiri reduktohet me 6%. Ushqyerja me gji për një kohë të gjatë redukton gjithashtu edhe rrezikun e kancerit ovarian.