Ky fund shtator pritet të shoqërohet me stuhi dhe uragane, të cilat do të prekin kryesisht Ballkanin. Ka disa fakte interesante për uraganet, që nuk i keni ditur më parë.
– Uraganet janë stuhi tropikale me shpejtësi të erës mbi 257kmh. Ato mund të lëshojnë më shumë se 9,5 trilion litra ujë në ditë.
– Uraganet zakonisht krijohen në zonat tropikale.
– Zhvillohen mbi ujë të ngrohtë dhe e përdorin atë si një burim energjie, dhe humbin fuqi derisa lëvizin drejt tokës.
– Rajonet bregdetare janë më së shumti të prekura nga uraganet.
– Çdo sekondë, një uragan lëshon energjinë e dhjetë bombave atomike.
– Uraganet gjithashtu prodhojnë tornadot, por ato zgjasin vetëm disa minuta.
– Uraganet që lëvizin më ngadalë lëshojnë më shumë shi dhe mund të shkaktojnë më shumë dëme.