ARABIA SAUDITE. Një prej shteteve të rralla në botë që nuk ka lumenj.
ISHUJT FALKLAND. Në këtë vend të largët, numri i banorëve në raport me numrin e deleve është 200:1, në të mirë të deleve.
SINGAPORI. Singapori është vendi më i madh në botë që nuk ka traktorë e as prona rurale. Ai është i gjithi i urbanizuar.
MONAKO. Mund t’ju duket e pabesueshme, mirëpo ky shtet, ku jetojnë 38.000 banorë, është më i vogël se Central Parku i New Yorkut.
LIBIA. Në cilindo drejtim të niseni brenda këtij shteti do të ndesheni me rërë – sepse 90% e tokës së Libisë është shkretëtirë.
RUSIA. Me pyjet e pafundme dhe peizazhet e mahnitshme, Sibiri është rajoni ku krijohet përqindja më e madhe e oksigjenit në botë.
HAVAI. Alfabeti havaian ka vetëm 12 shkronja.
NAURU. Për shkak të importit të produkteve ushqimore nga perëndimi, ky shtet i vogël ishullor në Mikronezi njihet dhe si “shteti i njerëzve të shëndoshë”. Jo pa arsye, sepse 95 % e popullatës janë obezë.
INDIA. Ky vend është shtëpi e 270.000.000 lopëve – kafshë kjo që konsiderohet e shenjtë nga hindusët.
FINLANDA. A e keni ditur se territori i Finlandës përfshin edhe rreth 180.000 ishuj?
GREQIA. Himni kombëtar i Greqisë përbëhet nga 158 vargje, që e bën atë himnin më të gjatë në botë.
AFRIKA. Çka mendoni, cila shtazë në këtë kontinent është më vdekjeprurësja për njerëzit? Luanët? Krokodilët? Gabim. Bëhet fjalë për hipopotamet!
SPANJA. Në Spanjë prodhohet 45% e vajit të tërësishëm të ullirit në botë, respektivisht 1.500.000 tonë në vit.
BENINI. Në këtë shtet ka më shumë binjakë se kudo tjetër në botë, madje 27.9 binjakë në 1.000 banorë.
KINA. A e keni ditur se gjatësia e tërësishme e Murit të Madh të Kinës është 21.196 kilometra?
NEPALI. Nepali është shteti i vetëm në botë ku adhurohet një hyjni femërore – respektivisht perëndesha Kumari.
SHBA. Në SHBA ndodhen një e katërta e të gjitha burgjeve në botë. Aty vuajnë dënimin 2.2 milionë të burgosur – numër i mjaftueshëm për të krijuar një shtet.
SAMOA. Kultura e këtij shteti nuk ndalon që një fëmijë mashkull të rritet si vajzë, nëse prindërit e duan një gjë të tillë.
SAN MARINO. Ky shtet i vogël me popullsi prej 33.000 banorësh, ka më shumë vetura se banorë.
TURKMENISTANI. Në këtë shtet ndodhet porta e ferrit, një krater vullkanik me gjerësi 70 metra, ku zjarri nuk ka pushuar që 40 vjet.
DUBAI. Në Dubai ndodhet ndërtesa më e lartë në botë, hoteli më i lartë në botë, qendra tregtare më e madhe në botë dhe, akuariumi më i madh në botë.
PAPUA GUINEA E RE. Në këtë shtet fliten 820 gjuhë, andaj konsiderohet si shteti më multi-kulturor në botë.