Gazeta KOHA ka përzgjedhur disa fakte interesante nga bota, që ndoshta nuk i keni ditur.
– Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.
– Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.
– Kompjuterët modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
– Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
– Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.
– Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.
– Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë.
– I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
– Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.