– Ralf dhe Karolin Kamins patën 5 fëmijë ndërmjet viteve 1952-1966, të gjithë kanë lindur në datën 20 shkurt.
– Manjati amerikan i naftës Xhon D. Rokefeler dha për bamirësi mbi 500 milionë dollarë gjatë gjithë jetës së tij.
– Vetëm 1 në 20 fëmijë, kanë lindur në ditën e parashikuar nga mjeku.
– Vejushat në Afrikën ekuatoriale, veshin një thes dhe mbulohen me hi, kur marrin pjesë në një ceremoni mortore.
– “Lufta 100-vjeçare” mes Francës dhe Anglisë, ka zgjatur në fakt 116 vjet.
– Britanikët nuk ia dorëzuan francezëve trupin e Napoleon Bonapartit, deri 20 ditë pas vdekjes së tij.
– Admirali britanik Horacio Nelson, që shpartalloi flotën franceze në betejën e madhe detare të Trafalgarit ku humbi edhe vetë jetën, ishte më pak se 1.6 metra i gjatë.
– Katerina e Madhe e Rusisë, vendosi një rregull, sipas të cilit asnjëri që ishte ftuar të merrte pjesë në festat e saj, nuk duhet të dehej para orës 09:00.
– Mbretëresha Elizabet i miratoi një ligj i cili e detyroi të gjithë, përveç për të pasurve, të vishnin një kapele të sheshtë gjatë të dielave.
– Ernest Bevin, Ministër britanik laburist gjatë Luftës së Dytë Botërore, braktisi shkollën në moshën 11-vjeçare.