Sot Siria është për keqardhje! Lufta e padrejtë që ka nisur në vitin 2012 atje nga terroristët e grupit ISIS, e ka transformua atë vend në një ‘shkretëtirë’. Vrasje, dhunime, malltrretime e gjithçka ka ndodhur në shtetin sirian që nga ajo kohë, ku shumë banorë janë detyruar të ikin nga vendi dhe të strehohen në shtetet fqinje, për t’i shpëtuar ISIS-it, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur edhe Siria ka strehuar refugjatë për të arsye të njejta të luftërave, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë botërore me mijëra veta ia mësynë shteteve të Lindjes së Mesme, për t’i ikur okupimit nazist dhe sovjetik në periudhën më të vështirë të luftës. Përmes Mesdheut dhe Turqisë, Siria u bë streha e evropianëve të ikur nga lufta.
Rreth 40 mijë evropianë u vendosën në kampet e krijuara në Siri, Egjipt dhe Palestinë nga ana e Administratës për Ndihmë dhe Refugjatë në Lindjen e Mesme të themeluar nga Britania në vitin 1942.
Pritja e refugjatëve evropianë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga ana e shteteve të Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë, është një ndër faktet e harruara të historisë, megjithatë mediet e huaja e shumë të mëdha kishin shkruar ato kohë, për këto vende të Lindjes së Mesme, përfshirë “Washington Post”, gazeta arabe “Hune al Kuds”, etj.
“Washington Post” theksonte se diku mes 114 dhe 300 mijë polakë ishin strehuar në Iran mes viteve 1939-1941 duke ikur nga masakrat naziste dhe kampet sovjetike të punës, por qeveria polake ka refuzuar të presë refugjatë.