Nju-Jork, 22 janar – Fajzer ka përfunduar me paraqitjen e fëmijëve të moshës nga 12 deri në 15 vjeç për një studim për të testuar vaksinën kundër Kovid-19, pasi prodhuesi i barnave amerikane dëshiron të zgjerojë përdorimin e vaksinës midis grupmoshave të ndryshme.
Studimi, i kryer në tetor, përfshiu më shumë se 2.000 pjesëmarrës, thuhet në kumtesën e Fajzer.
Vaksinat Fajzer dhe Moderna, që përdoren në SHBA, nuk janë ende të disponueshme për t’u përdorur tek fëmijët për shkak të të dhënave të pamjaftueshme të hulumtimit. Gjegjësisht, fëmijët rrallë kanë simptoma serioze të Kovid-19, por ata përsëri mund të përhapin virusin.
Muajin e kaluar, Moderna gjithashtu filloi një studim të testimit të vaksinave në adoleshentë të moshës nga 12 deri në 18 vjeç.