Nju-Jork, 12 janar – “Fajzer” dhe partneri i saj gjerman “BionTek” kanë prodhuar mbi 70 milionë doza nga vaksina e tyre kundër Kovid-9 deri në fund të vitit 2020, deklaroi sot drejtori ekzekutiv i “Fajzer”-it, Albert Burla.
Në intervistën për Si-En-Bi-Es, ai tha se deri në fund të javës së fundit të vitit 2020 janë prodhuar më shumë se 70 milionë doza dhe se janë shpërndarë rreth 50 milionë doza, sepse ka pasur kontroll të cilësisë.
“Pastaj prodhuam edhe vaksina në javën e parë të janarit. Për momentin mendoj se kemi shpërndarë 33 milionë doza. Dhe të themi, gjysma e asaj që e kemi prodhuar është në rafte”, tha Burla.
Kompania farmaceutike gjermane “BioNTek”, e cila së bashku me kompaninë amerikane “Fajzer” e zhvilloi vaksinën kundër virusit, dje bëri të ditur se pret që deri në fund të vitit të prodhohen dy miliardë doza.
Ugur Sahin, drejtor ekzekutiv i kompanisë, tha se së shpejti do të fillojnë të punojnë tri fabrika për prodhimin e vaksinës në SHBA dhe tri në Evropë, me çfarë dyfish do të rritet numri i dozave të parapara për sivjet.