Senatori australian Fraser Anning ka marrë mjaft kritikave pas qendrimeve të tij të çuditshme në lidhje me sulmin terrorist në Zelandën e Re ku mbëtën të vrarë 50 besimtarë myslimanë gjatë faljes.
Në një deklaratë për media lëshuar këtë pasdite, e që është dënuar gjerësisht në mediat sociale, senatori Anning tha se sulmet theksuan “frikën në rritje për një prani në rritje të myslimanëve” në komunitetet australiane dhe të Zelandës së Re.
Ai vazhdoi të pretendonte se shkaku i vërtetë i gjakderdhjes ku kanë mbetur të paktën 49 persona të vdekur, është politika e emigracionit në Zelandën e Re, shkruan IndeksOnline, transmeton gazeta Koha.
“Unë kundërshtoj plotësisht çdo formë dhune brenda komunitetit tonë dhe dënoj plotësisht veprimet e personit të armatosur, “tha senatori Aning.