Jose Mourinho pranon se fitimi i titullit në Premier League mund të jetë një hap shumë larg për Manchester United këtë sezon, me justifikimin se klubi po përpiqet për ta lëvizur nga mentaliteti i Louis van Gaal. Barazimi 1-1 i javës së kaluar, në shtëpi, kundër West Ham, i ka lënë “djajtë e kuq” në vendin e gjashtë, 11 pikë prapa liderit, Chelsea. Manchester United nuk e ka fituar Premier League që nga sezoni 2012-2013, pasi Sir Alex Ferguson u pensionua si trajner, me trashëgimtarët e tij David Moyes dhe Van Gaal, të cilët u shkarkuan për problemet e tyre që nga ai vit. Dhe Mourinho pranon përfundimisht se thatësira do të jetë e vështirë për t’u hequr qafe, pasi klubi vazhdon ende me mentalitetin e paraardhësit të tij, Van Gaal. “Ndonjëherë, kur një trajner merr përsipër një klub të ri, dallimet në qasjen e mentalitetit janë të rëndësishme, – tha portugezi përpara udhëtimit të së dielës, në fushën e Evertonit. – Në këtë rast të gjitha gjërat kanë nevojë për një kontakt, qoftë edhe pak, vetëm një gjurmë gishtash dhe trajneri i ri mund të marrë më shumë nga skuadra. Këtu jemi duke u përpjekur për të bërë diçka krejtësisht të ndryshme. Ne ndoshta mund të merrnim rezultate më të mira, në qoftë se nuk ishin duke u përpjekur për të shkuar në një drejtim të kundërt. Unë nuk jam duke folur në lidhje me sistemet taktike këtu. Jam duke folur për mënyrën se si ky ekip dëshiron të luajë dhe kjo është gjëja më e vështirë në futboll, për të ndryshuar. Nuk ka dyshim që ne po përmirësohemi, edhe pse e dimë se ku duam të shkojmë dhe destinacioni ynë është të jemi kampionë. Ndoshta nuk mund ta bëjmë realitet këtë gjë, këtë sezon. “Kurrë” nuk mund të thuhet në futboll, por hendeku me kreun mund të jetë tashmë shumë i madh.”