Kosova ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen debutuese në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që iu dedikuar pikërisht legjendës së futbollit kosovar. “Dardanët” shënuan fitore prej 2 me 0 sonte ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve, dhe bëhet lider i grupit, transmeton Koha.net. Në minutën e nëntë tifozët e Kosovës “Dardanët” në minutën e nëntë kanë shpalosur një baner me imazhin e Fadil Vokrrit, dhe me mbishkrimin “Heroi Ynë”, me ç’rast edhe u brohorit emri i Vokrrit. E goli i parë gjithashtu iu dedikua Vokrrit. Ishte Arbër Zeneli që shënoi golin e parë të Kosovës në mintuën e 50, dhe bashkë me futbollistët e tjerë festuan në nderim të ish-presidentit të FFK-së dyfishoi epërsinë pas pesë minutave përmes Atdhe Nuhiut që shënoi nga një asistim i Rrahmanit.