Fadil Bajrami edhe një mandat zëvendësguvernator i Bankës Popullore

Shkup, 14 shtator –Fadil Bajrami sërish u emërua për zëvendës guvernator të Bankës Popullore me propozim të guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska. Ai dje ka dhënë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Banka Popullore shpreh kënaqësi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sërish me shumicë të madhe e ka përkrahur propozimin e guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska”, thuhet në kumtesën e sotme të Bankës Popullore.

 

Bajrami është zgjedhur për zëvendës guvernator në kuadër të seancës së 110-të plenare, të mbajtur më 31 gusht të këtij viti.