Facebook më në fund ka një buton “Dislike”, por jo aty ku e prisni. Facebook po dëshiron që t’i shtojë emojit në mesazhet që i dërgoni me miqtë, në të njëjtën mënyrë siç veproni me to në postimet në News Feed. Një përdorues i TechCrunch ka dërguar një foto që tregon se Facebook Messenger tani është duke iu shfaqur përdoruesve një opsion me Reagimet. Kur jeni duke biseduar me dikë në Messenger, duke e prekur butonin e emojive do të shfaqet edhe gishti me kokëposhtë apo siç njihet “Dislike”.