Facebook po lançon një sistem të ri pagesash të quajtur Facebook Pay. Ky sistem pagesash do të jetë i disponueshëm në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp, dhe është dizajnuar për të lehtësuar pagesat nëpër rrjetet dhe aplikacionet më popullore të Facebook.
Ju mund të përdorni Facebook Pay për të dërguar para shokëve, të kryeni blerje, madje edhe të dhuroni nëpër fonde të ndryshme.
Shërbimi do të jetë i ndarë nga portofoli Callibra i Facebook dhe nga rrjeti Libra, dhe është i ndërtuar mbi infrastrukturë dhe marrëveshje financiare ekzistuese.
Facebook planifikon të lançojë Facebook Pay në Messenger dhe Facebook këtë javë.
Fillimisht do të jetë i disponueshëm për grumbulluesit e fondeve, pagesave ndërmjet personave, bileta eventesh, blerjet brenda lojërave, si dhe blerje nga faqe dhe biznese që operojnë me Marketplace të Facebook.
Facebook Pay do ta gjeni në seksionin e “Settings” të aplikacioneve Facebook dhe Messenger. Sistemi do të mbështesë kartat e debitit dhe të kreditit, dhe PayPal. Kompania po përdor Stripe, PayPal dhe të tjerë për të realizuar këto pagesa. (koha.mk)