Facebook kërkon fytyrën tënde aty ku ti nuk e di se je

Facebook po kërkon fytyrën tënde në foto dhe video ku nuk ju kanë etiketuar. Rrjeti social ka treguar se si përdor njohjen e fytyrë për të zbuluar më shumë foto tuajat, që ju nuk i dini. Kjo teknologji i jep mundësi Facebook të punojë nëse dikush po përpiqet t’ju vjedhë online. Nga sot, (e mërkurë 20 dhjetor) Facebook do t’ju njoftojë kur të kuptojë se ju ka parë në një foto apo video që nuk ju kanë etiketuar. Për të njohur nëse jeni apo jo ju në atë foto apo video, faqja thotë se sistemi i saj i njohjes së fytyrës, krahason pamjet me foton e profilit dhe të tjera foto e video ku jeni etiketuar. “Teknologjia jonë analizon pikselat në foto që jeni etiketuar dhe gjeneron një sërë numrash që e quajmë Template. Kur fotot dhe videot ngarkohen në sistemin tonë, ne i krahasojmë ato pamje me template”, thotë kompania. “Ne respektojmë rregullat e privatësisë që kanë zgjedhur njerëzit kur postojnë një foto në Facebook, (qofshin këto miqtë, publik apo audiencë e personalizuar), kështu që nuk do të njoftoheni nëse nuk jeni në atë audiencë”, vijon më tej kompania. Kjo do të thotë që nuk do të keni ndonjë njoftim për sugjerim etiketimi nëse Facebook gjen fytyrën tuaj në një foto apo video, pasi është private për personin që e ka ngarkuar.