Javën e kaluar Facebook i ka publikuar rezultatet financiare për kuartalin e tretë ku është vërejtur rritje e të hyrave më se dhe 10 miliard dollar me përfitim prej 4.7 miliard dollarë.
Por, përveç këtyre informatave, nga kjo kompani zbuluan edhe një informacion interesant për shfrytëzuesit e rrjetit më të madh social në botë – numrin e dyfishuar dhe profileve të rrejshme. Edhe pse numri i saktë i profileve të tyre nuk mund të dihet pasi është e pamundur, drejtori financiar ekzekutiv i Facebookut David M Ëehner tha se rreth 10% nga profilet aktive janë kopje identike, përkatësisht i përdorin njerëz që kanë më shumë profile të hapura në këtë rrjet. Gjithashtu edhe rreth 2-3% në muaj prej profileve ekzistuese nuk janë autentike.
Duke ditur se Facebook ka 2.07 miliard shfrytëzues aktiv në muaj, kjo do të thotë se rreth 60 milion profile në këtë rrjet mund të jenë të rrejshëm ose janë bërë për të dërguar spam mesazhe, mashtrime, etj.