Facebook ka një plan të ri për Instagramin dhe Whatsapp-in

Është mjaft e qartë që Facebook po përpiqet të ketë kontroll më të madh në aplikacionet sociale. Facebook-u e bleu Instagramin në vitin 2012, dhe pasoi me një blerje të WhatsApp-it, në vitin 2014. Por megjithatë, aplikacionet dhe siguria e tyre vazhdon të jetë e diskutueshme, me informacionet e reja që krijojnë edhe më shumë konfuzion te përdoruesit.

Grupet e punës që fshihen pas Instagramit dhe WhatsApp-it, zakonisht kanë operuar veçmas nga Facebook-u, por burime nga bosi miliarder Mark Zuckerberg thuhet se po përpiqet të vendosë vulën e tij në të dyja këto aplikacione.

Kompania po planifikon t’i quajë “Instagram nga Facebook” dhe “Whatsapp nga Facebook”. Kështu, në “Apple App Store” dhe “Google Play Store” aplikacionet do të shfaqen me emrin e ri “from Facebook”. Puna ka nisur dhe së shpejti do të kemi një rrjet me emra të rinj.