Rjeti social Facebook ka ardhur me një paralajmërim për të gjitha faqet që shpërndajnë materiale me përmbajtje të caktuara. Facebook do të penalizojë faqet që shpërndajnë materiale nga burimet e tjera me pak ose aspak modifikim të përmbajtjes, transmeton gazetametro.net
Facebook tha për Tech Crunch se do t’i ekspozojë më pak në Neës Feed linqet që tregojnë këtë kombinim të autenticitetit të përmbajtjes së bashku me titujt ‘clickbait’.
Këto masa vijnë pasi sondazhet e Facebook dhe intervistat zbuluan se përdoruesit urrejnë përmbajtje të tilla.
”Duke filluar nga sot, po vendosim një masë të re ashtu që njerëzit të shohin më pak poste të cilësisë së ulët që në mënyrë predominante kopjojnë dhe ripublikojnë përmbajtje nga faqe të tjera pa vërtetuar vlerë të veçantë”, kishte shkruar në një shtesë në lidhje me këtë në vitin 2017.