Këtë pasdite, disa përdorues të Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it kanë raportuar probleme gjatë përdorimit të këtyre rrjeteve. Në Facebook është vërejtur problem me fotografitë, të cilat nuk po janë të dukshme në disa raste.
Probleme të ngjashme ka pasur edhe në Instagram e Whatsapp. Fotografitë që kanë shkëmbyer përdoruesit, nuk kanë qenë të qasshme apo të dukshme për marrësit. Në Instagram, në disa raste ka dështuar edhe dërgimi i mesazheve. Shkaqet e këtyre problemeve ende nuk dihen.