Revolucioni në media po prek edhe futbollin, tashmë Facebook ka hyrë seriozisht në garë për të marrë të drejtën e transmetimit “Live” të ndeshjeve të kampionatit anglez. Ka qenë një fitore e madhe për rrjetin social, të cilën bënë një ofertë prej 226 milionë euro për të marrë të drejtat e transmetimit të Premier League për tre sezone, duke filluar nga sezoni 2019-20 deri në vitin 2022. Kjo marrëveshje vlen vetëm për katër vende aziatike, më konkretisht Facebook do të transmetojë online kampionatin anglez në Tajlandë, Vietnam, Kamboxhia dhe Laos. Oferta e Facebook ishte më e lartë se e Bein Sports dhe Fox Sports Asia. Drejtuesit e Premier League po shqyrtojnë me kujdes ofertat nga YouTube dhe Netflix, pasi shitja e të drejtave televizive te kanalet e transmetimit online sjellin të ardhura që janë në rritje të vazhdueshme.