Facebook ka arritur që të gjurmojë qindra miliona shtëpi të njerëzve, në rrethin prej pesë metrash. Kompania ka përdorur teknologjinë e njohjes së imazhit, censusin e qeverive dhe të dhënat e mbledhura nga satelitët hapësinorë për të identifikuar çdo strukturë të ndërtuar nga njerëzit në 23 shtete. Qëllimi i Facebook është që arrijë të ketë sa më shumë njerëz që është e mundur të lidhur me internet dhe të zbulojë sesi shpërndahet popullata në mbarë botën. Përmes një postimi në një blog vitin e kaluar, shkencëtari i sistemeve të komunikimit Tobias Tiecke, cilësoi se harta që përfshin njerëzit dhe shtëpitë e tyre përfshin 23 shtete dhe mbulojnë “rreth një të tretën e popullsisë së botës”. Këto shtete përfshijnë vende si Kenian, Malavi, Sri Lanka, Haiti dhe Afrika e Jugut. Sipas të dhënave të bëra publike nga Facebook, 99 për qind e popullsisë jeton brenda 63 km të qytetit më të afërt. “Prandaj, nëse ne jemi në gjendje të zhvillojmë teknologjitë e komunikimit që mund të kalojnë 63 km me shpejtësi të mjaftueshme të të dhënave, ne duhet të jemi në gjendje të lidhim 99% të popullsisë në këto 23 shtete”. Facebook, në këtë mënyrë, është duke u përpjekur të përcaktojë mënyrat më të mira që njerëz të ndryshëm në vende të ndryshme të botës të kenë akses në internet.