Facebook dhe Ushtria Amerikane kanë financuar në një “makineri” që mund t’ju mundë në poker

Në fushën e hulumtimit të Inteligjencës Artificiale ky është një zbulim i qartë. Teoricienë e lojërave dhe shkencëtarët e kompjuterëve kanë hartuar një makineri që mund të mundë njerëzit në poker për dekada të tëra.

Mjeshtrat e Texas Hold ‘Em me gjashtë lojtar tregojnë se makineria mund të trajtojë situata të komplikuara me informacion të fshehur, një arenë e mashtrimit, menduar të jetë fushë ekskluzive e dinakërisë njerëzore. Ajo që është më pak e qartë është se si Facebook dhe Ushtria e Shteteve të Bashkuara mund të shpresojnë të marrin investimet e tyre mbrapsht.

Këto makineri robotike gjithashtu mendohet të aktivizohen në fushën e mbrojtjes dhe shumë fusha të tjera. Duke qenë se është i përshtatur për poker, konceptet themelore mund të aplikohen për të zhvilluar një gamë të gjerë të aplikacioneve, nga automatizimi i negociatave të biznesit drejt drejtimit të përpjekjeve të sigurisë kibernetike.