Investitori miliarder dhe filantropi, George Soros, në një deklaratë të hapur ka sulmuar dy gjigandët e internetit Facebook e Google. Ai tha se këto dy platforma janë bërë “pengesa për risitë” dhe janë një “kërcënim” për shoqërinë njerëzore. “Kompanitë minerare dhe ato të naftës shfrytëzojnë mjedisin fizik; shoqëritë e mediave sociale shfrytëzojnë mjedisin social”, tha biznesmeni hungarezo-amerikan.
“Kjo është veçanërisht e keqe, sepse kompanitë e mediave sociale ndikojnë në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe veprojnë pa qenë të vetëdijshëm për të. Kjo ka një efekt të kundërt në funksionimin e demokracisë”. Sipas Soros, “përveçse sfumojnë demokracinë, kompanitë e mediave sociale mashtrojmë duke manipuluar vëmendjen e tyre dhe drejtuar publikun drejt qëllimeve të tyre komerciale”. “Ata ofrojnë shërbime të varësisë, që mund të jenë shumë të dëmshëm, veçanërisht për adoleshentët. Fuqia për të formuar vëmendjen e njerëzve është gjithnjë e më e koncentruar në duart e disa kompanive. John Stuart Mill e quajti ‘lirinë e mendjes’. Ekziston një mundësi që do të humbasë dhe njerëzit që rriten në epokën digjitale do të kenë vështirësi në rimarrjen e saj. Kjo mund të ketë pasoja të gjera politike”, theksoi milardieri Soros.
Soros paralajmëroi për një “perspektivë” edhe më “alarmante” në horizont nëse kompanitë e internetit me të dhëna të pasura si Facebook dhe Google kanë monitoruar sistemet e tyre të mbikëqyrjes me mbikëqyrjen e sponsorizuar nga shteti. Kompanitë, të cilat ai i përshkroi si “monopole gjithnjë e më të fuqishme”, nuk kanë gjasa të ndryshojnë sjelljen e tyre pa rregullime të jashtme. “Monopolet e internetit nuk kanë as vullnetin as prirjen për të mbrojtur shoqërinë kundër pasojave të veprimeve të tyre”, tha ai. Soros shtoi më tej se Davosi ishte një vend i mirë për të njoftuar se “Ditët e tyre janë të numëruara”. Ai gjithashtu kritikoi udhëheqjen e Donald Trump, duke thënë se ai kishte vënë SHBA-të në një luftë bërthamore me Korenë e Veriut.