Shkup, 12 nëntor – Dyqind vende të reja të punës do të hapen me fabrikën e re të kompanisë vendore FPC Tehnoplast, e cila sot e vendosi gur-themelin në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale – Shkup. Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 10 milionë euro. Prodhimtaria e përgjithshme, sipas paralajmërimeve, do të eksportohet dhe kontribuohet në brendet automobilistike BMW, Audi dhe Reno. Në vendosjen e gur-themelit morën pjesë kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. FPC Tehnoplast prodhon komponentë të plastikës për industrinë automobilistike elektrike dhe elektronike. Kompania është degë e kompanisë “Teteplast” e cila funksionon në Maqedoni afër 20 vjet dhe prodhimtarinë e saj, para së gjithash e imponon për treg të huaj.