Uashington, 5 maj – Me hapjen e ekonomisë amerikane, po rritet kërkesa për mallra, dhe për shkak të kësaj fabrikat po përballen me një problem të madh, mungesë të fuqisë punëtore, lajmlron Si-En-En.
Për shkak të aktivitetit prodhues në SHBA, industria ka nevojë për gjysmë milioni vende pune dhe nuk ka forcë punëtore të kualifikuar ose të pakualifikuar. Mungesat e fuqisë punëtore nuk janë një fenomen i ri, por problemi po thellohet dhe mund të ketë pasoja.
Sipas analizave nga “Dillojt” (Deloitte) dhe Instituti për prodhimtari, 2,1 milion vende pune prodhuese nuk do të plotësohen deri në vitin 2030, gjë që mund t’i kushtojë ekonomisë amerikane deri në 1 miliard dollarë deri në vitin 2030.
Sipas punëdhënësve, tani është më e vështirë të gjesh fuqi punëtore të kualifikuar sesa në vitin 2018, pavarësisht nga fakti se papunësia është shumë më e lartë.
Më shumë se tre të katërtat e të anketuarve thanë se prisnin probleme me punësimin dhe mbajtjen e punëtorëve këtë vit. Sipas analizës, një nga arsyet është se shumë amerikanë nuk duan të punojnë në fabrika nga frika e robotizimit të punës.
Në analizën e “Dillojt” tregon se shumë punëdhënës përballen me mungesë të fuqisë punëtore të pakualifikuar edhe kur paga minimale është më shumë se shtatë dollarë në orë. Këto janë pozicione që nuk kërkojnë arsimim të posaçëm ose specifika. Sipas analizës, çdo grua e katërt në SHBA po mendon të lërë industrinë e prodhimit dhe kjo mund të përkeqësojë problemet në industri.