Cesc Fabregas nuk e ka përjashtuar mundësin që të transferohet në Superligën kineze ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cesc Fabregas mund ta ndjek rrugën e Carlos Tevezit, Hulkut, Ezequiel Lavezzit, Axel Witsel e Oscarit, të cilët janë transferuar në Superligën e Kinës. “Kurrë mos thuaj jo”, ka deklaruar mesfushori i Chelseas kur është pyetur nëse do të transferohej në Kinë, përcjell Express. “Kur unë mendoj se nuk mund të luajë në Evropë, plani im është që të shkoj në Shtetet e Bashkuara. Por ju nuk e dini se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka theksuar ai.