Milani vazhdon të jetë i lidhur me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas, duke parë lëndimet brenda klubit italian. 31-vjeçari ka qenë në mendje të Milanit edhe gjatë afatit kalimtar të verës, dhe kontrata e tij me klubin londinez përfundon në fund të këtij stinori, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Fabregas është i pakënaqur me minutat në fushë, dhe një kalim i tij në “San Siro” mund të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit. Milani është në nevojë të madhe për një mesfushorë, me Lucas Biglian dhe Giacomo Bonaventuran e lënduar.