Sesk Fabregas ka qenë një nga blerjet më të bujshme te Monakos në merkaton e janarit. Tieri Henri ishte ai që e bindi lojtarin të shkonte në Francë, po vet francezi nuk mbijetoi shumë në stolin e momegaskëve.
Me Leonardo Zhardimin, trajnerin e ri të Monakos ai ka gjetur sërish veten dhe është duke e ndihmuar në maksimum të dalë nga zona e ftohtë.
Në fjalën e tij para mediave Fabregas ka shpjeguar dhe arsyet e tij për largimin nga Çesli. “Isha te Çelsi dhe mund të rinovoja, por një trajner i ri erdhi dhe mori me vete një lojtar që e konsideronte si djalin e tij (bëhet fjalë për Zhorzhinjon). E kuptova që nuk do të luaja shumë ndeshje titullar, pak rëndësi kishte sa mirë luaja unë në krahasim me të tjerët. Unë kisha dëshirë të luaja rregullisht dhe ndaj u largova”, ka thënë Fabregas.