Cesc Fabregas e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disavjeçare me partneren Daniella Semaan. Futbollisti spanjoll ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga dita e rëndësishme e jetës së tij. Ceremonia martesore është mbajtur në Cliveden House, në Berkshire, dhe gjithçka ishte e përgatitur në detaje. Fabregas ka tre fëmijë nga lidhja me Semaan, ndërsa gruaja e tij i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme.