Fabinho i ka bërë thirrje ish bashkëlojtarit të tij nga Monaco, Kylian Mbappe t’i bashkohet atij në Liverpool. 21 vjeçari francez, objektiv i Real Madridit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Paris Saint-Germain.
Mbappe dhe Fabinho fituan titullin e Ligue 1 së bashku në Monaco më 2017/18.
“Mbappe do ta fitojë Topin e Artë para Neymarit. Do të më pëlqente të vinte këtu në Liverpool”, deklaroi Fabinho për “Telefoot”, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Mbappe ka shënuar 18 gola gjatë këtij sezoni me PSG-në në të gjitha garat dhe pritet ta fitojë një tjetër titull të kampionit në Ligue 1 në kryeqytetin francez.