Pep Guardiola ka marrë një paralajmërim nga Federata Angleze e Futbollit (FA) lidhur me sjelljen e tij në stol, gjatë fitores 2-1 të Manchester City ndaj Liverpool-it, të enjten në mbrëmje, në Premier League.
Golat e Sergio Aguero dhe Leroy Sane ishin më shumë se goli i Roberto Firmino të “Reds”, ndaj arritën ta ngushtonin hendekun në krye të tabelës së klasifikimit në katër pikë.
Guardiola reagoi me zemërim ndaj vendimit të Anthony Taylor, për të mos dhënë faull, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Firmino ndaj Fernandinho, rast nga i cili erdhi një shans i artë për barazim nga miqtë në fund të ndeshjes, kur Mohamed Salah pothuajse shënoi gol.
Guardiola ishte aq i zemëruar me vendimin e arbitrit, sa hodhi kapelen dhe shallin e tij në tokë dhe filloi të protestonte ashpër te Martin Atkinson, gjyqtari i katërt.
FA njoftoi të premten se Guardiola e kishte një paralajmërim që në fazën e parë, i cili ishte sanksioni i tij i parë i këtij sezoni.
Nëse një trajner, ose ndonjë anëtar tjetër i stafit teknik, merr katër paralajmërime të tilla, atëherë pezullohet automatikisht me një ndeshje.