Dhjetë skuderitë e Forumla 1 janë dakordësuar për masa shtrënguese përfshirë një shkurtim të buxhetit në masën 145 milionë dollarëve për sezonin 2021. Këto masa ende nuk janë aprovuar zyrtarisht nga organi drejtues i kampionatit botëror të Formula 1, FIA.
Por, votimi i cili do të bëhet online gjatë javës në vijim, shihet thjesht si një formalitet. Ross Brown, drejtori i Formula 1 u shpreh se, shifra prej 145 milionë dollarësh është dakordësuar dhe se ky lloj sporti do të shoh për shkurtime të mëtejshme gjatë sezoneve në vijim.
Sipas asaj që shkruan BBC, pritet një shkurtim i buxhetit me 140 milionë dollarë në 2022 dhe me 135 milionë dollarë në për periudhën 2023-2025, ç`ka sinjalizon se efekti i pandemisë në këtë sport do të ndjehet për shumë vite. Sezoni i Formula 1 ende nuk ka nisur me 10 garat e para të shtyra apo anuluara si pasojë e pandemisë. Shkurtimi i buxhetit nuk do të prekë pagat e pilotëve.